Kush do t’i mungojë Kosovës në Gjermani?

Shumica e lojtarëve të Kosovës do të jetë të gatshëm për miqësoret me skuadrat gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen. Të dy këto ekipe, Përfaqësuesja jonë i fidon më 24 e 27 mars.

Kosova për momentin do të jetë e mangët vetëm pa Leart Paqaradën. Mbrojtësi i Sandhausenit po vuan nga një lëndim, që do ta lë jashtë fushave edhe disa javë.

Lajmin për mungesën e tij e konfirmoi edhe përzgjedhësi Albert Bunjaku, sipas të cilit të gjithë të tjerët janë të gatshëm, pa përfshirë këtu Ilir Azemin, që mungon prej kohësh, shkaku i aksidentit. (Gazeta Olle)

learti