Kush do të dominojë në Premierligë sipas Fergusonit?

Sir Alex Ferguson beson se Jose Mourinho dhe Chelsea do të dominojnë futbollin anglez pas triumfit në Premierligë, këtë stinor.

Ish menaxheri i Manchester Unitedit beson se Blues mund të shndërrohen në fuqi dominuese, në vitet e ardhshme.

Portugezi u emërua menaxheri i vitit në Premierligë pasi udhëhoqi Chelsean drejt titullit të parë në ligë pas pesë edicionesh.

Skuadra e tij kaloi rekord 274 ditë në pozitën e parë, ndërsa triumfoi edhe në League Cup.

“Jose është njeri i suksesshëm, fitues”, deklaroi Ferguson. “Ai e meritoi çmimin e menaxherit të vitit në Premierligë. Mendoj se ka ekipin më të mirë. John Terry luajti në çdo ndeshje”, shtoi ai.

“Kampionët gjithmonë janë ata që duhet mposhtur. Jose e njeh mirë ekipin e tij. Ai ndihet rehat. Chelsea do të kalojë disa vite shumë të suksesshme”, theksoi skocezi.

“Jose ka ndryshuar, ai tani planifikon punën në periudhë afatgjate dhe parasheh atë që mund të ndodh. Edhe vitet e ardhshme do të jenë boshe për skuadrat tjera”, përfundoi ai.