Stinori pranveror nis të premten, ndërsa krahas luftës për titull, do të ketë garë edhe për Këpucën e Artë. Në këtë garë janë shumë futbollistë, derisa i pari që pushoi gjatë dimrit është Mark Milicaj.
Lojtari i 9 golave me Istogun, tani do të vesh fanellën e Besës së Pejës.
Pas tij është Labinot Osmani, që po ashtu do të luajë në një tjetër skuadër. Ish-i i Llamkos Kosovës tani kërkon gola me Prishtinën.
Kastriot Rexha ka 7 gola dhe tani do të jetë në garë me bashkëlojtarin e tij, Mark Milicaj
Kreshnik Lushtaku e Blerand Kurtishaj do të jenë bashkë në një skuadër. Lushtaku i është bashkuar te Trepça ’89.
Emërorja e shënuesve
- Mark Milicaj 9 – KF Istogu
- Labinot Osmani 8 – KF Llamkos Kosova
- Kastriot Rexha 7 – KF Besa
- Kreshnik Lushtaku 6 – KF Drenica
- Blerand Kurtishaj 6 – KF Trepça 89
- Fillim Guraziu 6 – KF Hajvalia
- Semir Zeneli 6 – KF Hajvalia
- Fatih Karahoda 5 – KF Besa