Kush del kampion sipas Hysni Maxhunit?

Ndonëse në moshë të shtyrë, trajneri Hysni Maxhuni, është duke e përcjellur me shumë vëmendje futbollin kosovar. Ai në një prononcim për Gazetën ‘Olle’ e ka parashikuar ‘luftën’ për titull në këtë edicion. “Në bazë të fondit edhe kualitetit si dhe situatës financiare, gjashtë ekipet në vendet e para do ta ndjekin titullin. E di se skuadrat janë përgatitur edhe jashtë Kosovës dhe kjo është përparësi e madhe”, ka thënë ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, Hysni Maxhuni.

Tutje, Maxhuni i cili ka punuar si trajner edhe në Maqedoni, ka theksuar se pak më shumë gjasa për titull, kanë Hajvalia dhe Prishtina.

Hajvalia dhe Prishtina janë më afër sipas meje por e kanë edhe fondit e mjaftueshëm të lojtarëve”, përfundoi Hysni Maxhuni.