Kurtoviq pret atmosferë të zjarrtë në ‘Karagaçi’

Skuadra e Pejës, do të kërkojë finalen historike në Ligën Ballkanike, përballë ekipi bullgar, Rilski Sports. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bullgari, pejanët arritën të marrin një fitore të rëndësishme me rezultat 63:62.

Trajneri Boris Kurtoviq, ka thënë është shprehur optimist para kësaj ndeshje duke thënë se tifozët do të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë ndeshje.

“Padyshim palestra do të jetë e mbushur dhe besoj se do të kemi një atmosferë të mrekullueshme. Ne kemi pasur disa probleme me lëndimin e disa prej lojtarëve por tani gjithçka është në rregull”, u shpreh Kurtoviq.