Kurtoviq e pranon dështimin, Veseli uron Prishtinën

Skuadra nga Bullgaria Rilski Sportist e ka shokuar Pejën në gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike, duke e mposhtur në palestrën “Karagaçi” me rezultat 82:66. Trajneri i Pejës, Boris Kurtoviq u shpreh i dëshpëruar pas ndeshjes.  “Më vjen keq për publikun. Ekipi kundërshtar ishte shumë i mirë dhe arriti me plotë meritë fitoren”, ka thënë trajneri i Pejës, Boris Kurtoviq.

Ndryshe, basketbollisti i pejanëve, Alban Veseli e pranoi se Peja nuk ishte në ditën e saj. “Nuk ishim në nivelin tonë të lojës dështuam në çdo aspekt të lojës. Dua të falënderoj tifozët të cilët na kanë përkrahur gjatë tërë ndeshjes. Ne kemi arritur një sukses të madh me kualifikimin në gjysmëfinale. Dëshiroj t’i uroj Sigal Prishtinës suksese në Ligën Ballkanike”, tha Veseli pas ndeshjes.