Kurtishaj befason me fjalët e tij për Trepçën ’89 që luan në Evropë

Blernd Kurtishaj javë më parë e bëri publik faktin që nuk do të luajë në futbollin e Kosovës vitin e ardhshëm.

Ai pritet t’i bashkohet familjes së tij në Gjermani.

Golashënuesi më i mirë në dy vitet e shkuara thotë që ka shumë pak gjasa të luajë në Kosovë edhe një vit.

Ai flet edhe për paraqitjet te Feronikeli dhe skuadrat shqiptare në Evropë.

Kurtishaj

“Te Feronikeli normalisht kom prit me pas paraqitje të mira mirëpo futbolli e ka kështu. Ndonjëherë nuk shkon, jo vetëm unë, por në përgjithësi skuadra ka pasur paraqitje jo shumë të mirë. Unë e falënderoj Feronikelin për mikpritjen dhe korrektësinë  dhe ju uroj gjitha të mirat në sezonet e ardhshme”.

Kurtishaj

“Për Prishtinën nuk mund të flas, sepse nuk kam qene pjese e saj, mirëpo tek 89-shi kam besim dhe mendojë që do ta përfaqësojë Kosovën në mënyre shumë të mire në Evropë”.

“Jo vetëm 89-shit por të gjitha skuadrave shqiptare iu urojë fat:, ka thënë Kurtishaj për GazetaOlle.com. /Olle/

kurtishaj 122