Kurti publikon videon me tifozët e Vëllaznimit, e ka një lajm të madh për të gjithë sportistët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pritur dje nga tifozët e Vëllaznimit, Kuqezinjët e Jakovës.

Kurti ka biseduar me tifozët për gjendjen e Vëllaznimit dhe sportit kosovar në përgjithësi.

“Të vizitosh Gjakovën është më ndryshe. Edhe për shkak të Kombëtares, edhe për shkak të Vëllaznimit, edhe për shkak të ngjyrave. Përgëzoj për suksesin e Vëllaznimit dhe besoj që ditët e mira do të kthehen”, u shpreh Kurti mes tjerash, gjatë bisedës me Kuqezinjtë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

albin kurti

Ai foli më pas edhe për zhvillimin e sportit kosovar.

Kurti e ka publikuar videon në Facebook, duke shkruar me theks të veçantë për infrastrukturën sportive në vend.

“Dje në Gjakovë u takuam edhe me tifozë e sportdashës. Populli i Kosovës jeton me sportin, secili qytet ka skuadrat e veta të zemrës, në sporte të ndryshme”.

“Por fatkeqësisht infrastruktura deri më sot ka qenë për faqe të zezë.

Me qeverinë e Lëvizjes ne do të ndërtojmë terrene sportive si stadiumet, sallat e sportit e palestrat, sipas parametrave të organizimeve ndërkombëtarë të sportit profesionist. Kjo do të bëhet për të respektuar sportistët e tifozët tanë që japin gjithçka për sportin por ende nuk kanë as terrene të dinjitetshme”, shkroi Kurti.

Videon e plotë mund ta shihni duke klikuar këtu.

caa