Kurtaj shkëlqeu me Ferizajn, klubet e mëdha shqiptare shprehin interesim për 23-vjeçarin

Futbollistët e talentuar në Kosovës shpeshherë e kanë dëshmuar vetën dhe kësisoj ata sot luajnë në ligat më të forta në botë.

 

Klubi Futbollistik ‘Ferizaj’ duhen të jenë të lumtur që në radhët e veta kanë njërin ndër futbollistët më cilësor në Kosovë i cili ka shkëlqyer në stinorin vjeshtor.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Albion Kurtaj. Ai tashmë është bërë temë kryesore te klubet e mëdha të Superligës dhe jo vetëm.

Gazeta ‘Sheshi’ mëson se për Kurtajn kanë shprehur interesim tri skuadra pretendente për titullin kampion në Superligë, por interesim kanë shprehur edhe disa skuadra nga Superiora Shqiptare.

Futbollisti këmbëshpejtë për gjysmë sezoni ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë tre asistime.

23-vjeçari së shpejti pritet t’i bashkohet ndonjë skuadre. Kujtojmë që Kurtaj ka qenë pjesë e Ulpianës dhe Vitisë.

Mino Raiola zbulon katër klubet ku mund të shkojë Erling Haaland

Prishtina synon ta përmbyllë vitin kalendarik me fitore ndaj Llapit, Bekteshi premton më të mirën nga skuadra