Kurtaj drejt Aberdeenit

Gramoz Kurtaj, që u bë zyrtare si lojtar i ardhshëm i Flamurtarit, nuk do të jetë për arsye objektive pjesë e kuqezinjve në edicionin pasardhës. Mesfushori mbërriti në fundjavë për të diskutuar me klubin vlonjat, dhe palët kanë pasur një diskutim shumë korrekt me njëri tjetrin pavarësisht se sipas gjasave nuk do të arrijnë dot akordin.

Në orët e fundit mesfushori ka marrë një ofertë konkrete nga skocezët e Aberden dhe në parim ka pranuar të luajë në futbollin skocez në edicionin e ardhshëm.

Kurtaj është me pasaportë kosovare dhe gjermane dhe duke qënë komunitar nuk ka problem të luajë në europë.

Një sezon më parë ai ka luajtur në kampionatin çek me skuadrën  Mostit dhe dallohet për vlera e tij të larta fizike në mesfushë.

Kurtishaj mund të bie edhe në sytë e përzgjedhësit Albert Bunjaki.