Kurshumlija dhe Mumini delegohen në Play-off të FIBA EuroCup Women

Pas paraqitjeve shumë të suksesshme në garat evropiane, Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe gjyqtari Xhelal Mumini sërish janë deleguar për FIBA EurCup Women.

Kurshumlija dhe Mumini janë nominuar në ndeshjet e Top 16 apo “Play-off” të FIBA EuroCup Women në Kayseri të Turqisë.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 18:30 ndërmjet Melikgazi Kayseri dhe Estundiantes nga Spanja.

Kurshumlija dhe Mumini kanë qenë të deleguar edhe në sfida të tjera evropiane në këtë edicion dhe kanë përvojë nga garat ndërkombëtare.

Ballkani udhëton drejt Kroacisë për përballjen e nesërme ndaj Dinamo Zagrebit

Draymond Greenit i ikën truri, godet grusht basketbollistin boshnjak dhe përjashtohet nga loja