“Kurrfarë kontakti s’kemi me të”, FC Drita mohon spekulimet e fundit për një marrëveshje të arritur me Josan

FC Drita nuk është as në negociata me trajnerin Mirel Josa, e aq më pak që është arritur ndonjë marrëveshje, kështu deklaroi drejtori sportiv i klubit gjilanas Valon Zymberi për Gazetën Nacionale.

Ishte “Kanal 10”, që raportoi se Drita ka mbyllur një marrëveshje me Josan, por mesa duket kjo nuk është aspak e vërtetë.

Drejtori sportiv i liderit aktual të Superligës së Kosovës, Zymberi në një prononcim të shkurtër tregoi se s’kanë kontaktuar fare trajnerin në fjalë.

Jo, nuk është aspak e vërtetë. Ne kurrfarë kontakti s’kemi pas me Mirel Josan. I kam pa disa shkrime së fundmi që u raportuan, por asgjë nuk është e vërtetë”.

Ai bëri me dije se ndodhen në negociata me disa trajnerë, mirëpo jo me Josan pasi ky i fundit është në kontratë (me Vllazninë e Shkodrës).

Drita është në bisedime me disa trajnerë, kjo është e vërtetë, por ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me Josan deri me tani. Ai është në kontratë dhe ne kemi respekt për klubet e tjera”.

Të gjitha kontaktet që kemi bërë janë me trajnerë që nuk kanë kontrata me klube. Është shumë normale, pasi e di qysh isha ndje unë nëse dikush e ka kontakton trajnerin tonë, kur ai ka kontratë me neve. Në rast që nuk do të kishte kontratë Josa, atëherë ndoshta edhe kishim biseduar. Mirëpo, momentalisht ne as nuk kemi kontaktuar”, përfundoi Josa.

Drita para disa javëve largoi trajnerin Ardian Nuhiu pasi u arrit një marrëveshje e dyanshme pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, ku pësuan nga Liria.

Sidoqoftë, skuadra gjilanese momentalisht po prin në kampionatin e Kosovës duke qenë lider pas 18 xhirove, duke grumbulluar 38 pikë, aq sa ka edhe rivali Ballkani.

“Youth League”, projekti që po ndiqet me interesim

Ballkani vihet pas dyshes së Gjilanit, gjithçka varet nga fati i klubit