Kurdisja në ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, aktivizohet Prokuroria

 

Kurdisja e ndeshjes Ulpiana – Vllaznia, ka bërë që të aktivizohet Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur veprimet e para për këtë përballje.

Lajmin e ka konfirmuar për TV Dukagjinin zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten pasdite, ka konstatuar se ndeshja e xhiros së 20-të, në Ligën e Parë, Grupi B, e fituar nga Vllaznia e Pozheranit, me rezultat 3:4 ndaj Ulpianës, ka qenë e kurdisur.

 

Spektakli i hendbollit është i garantuar, derbi i stinorit Istogu – Ferizaj zhvillohet të shtunën

Xhaka i gatshëm për fundjavë: Po shkruajmë histori