Kuraja nis punën me profesionin e ri

Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës, Edis Kuraja, tash e disa vite i ka dhënë fund karrierës së tij si basketbollist, duke u përqendruar në profesionin e tij të ri.

Kuraja që si lojtar fitoj të gjitha trofetë e mundshëm në basketbollin e Kosovë, tash e tutje do të punoj në zyrën e avokatisë së familjes së tij. Për Zëri, vet lojtari ka treguar arsyen e largimit dhe përkushtimin në profesionin e tij të ri.

“Me profesion jam jurist, njëkohësisht deri sa kam luajtur basketboll edhe kam studiuar. E kam parashikuar se një ditë unë dhe sporti do të ndahemi në mënyrë jo formale. Me sport si lojtar profesionist jam marr 16-vite”, u shpreh fillimisht Kuraja.

Ndryshe Kuraja, ka filluar punën në zyrën e familjes së tij.

“Në përgjithësi familja ime janë Juristë, andaj që nga fëmijëria ime jam ballafaquar me këtë lami. Do të qëndroj ende me sportin por jo aq të përkushtuar. Tani punojë në zyrën e avokatisë së familjes time si jurist. I ati imë ka punuar si prokuror special pranë prokurorisë speciale të Republikës së Kosovës dhe tani është avokat”, zbuloi Edisi.