Kur Trepça kishte edhe tifozë nga Shkupi (Foto)

Skuadra e Trepçës në futboll është një nga skuadrat më të mëdha në futbollin kosovar.

‘Xehetarët’ ishin skuadra e parë shqiptare që luajtën në elitën e futbollit jugosllav edhe pse qëndruan vetëm një vit ne sezonin 1977-78.

Po në atë vit Trepça kishte luajtur edhe në finale të Kupës së Jugosllavisë ku ishte mposhtur nga Rijeka në kohën shtesë.

Në atë kohë luanin lojtarë të mëdhenjë si Rafet Prekazi, Erdogan Celina, Fisnik Ademi, Ramadan Cimili, Raif Haxha e Vahedin Aljeti, shkruan Gazetaolle.com.

Tifozët e skuadrës mitrovicase ishin të shumët nga të gjitha trojet shqiptare.

Në foto shihen disa tifozë nga Shkupi që kishin ardhur në përkrahje të skuadrës mitrovicase.

Njëra prej skuadrave më të mëdha në vend tashmë gjendet në Ligën e Parë, por me gjasa të mira të kthehet në Superligë. /olle/

trepcaa 111