“Kur të vraponi, fotografohuni dhe dërgoni fotot te unë”

Prishtina ka shkuar zyrtarisht në pushim dimëror deri më 11 janar.

Klubi më i trofeshëm në vend pas mbylljes së kampionatit vazhdoi stërvitjet dhe zhvilloi edhe dy ndeshje miqësore.

Për të mos e humbur formën në këto tri javë pushim, trajneri Sam Sermaxhaj ka kërkuar nga lojtarët të vrapojnë dhe të bëjnë fitnes.

“Duhet të dalim të vrapojmë katër herë në javë dhe të bëjmë fitnes tri herë. Trajneri ka kërkuar që sa herë të dalim për vrap të fotografohemi dhe t’ia dërgojmë fotot trajnerit”, ka thënë njëri nga lojtarët. /olle /