Kur mbyllet afati kalimtar veror në futbollin kosovar?

Përderisa në shumë vende ditët e fundit të afatit kalimtar veror po numrohen, në Kosovë klubet do të kenë mundësi që ende të kryejnë transfere.

Kjo pasi ’merkato’ verore e Kosovës do të mbyllet më 18 gusht, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, pavarësisht këtij afati, thuajse të gjitha klubet e Vala Superligës kanë kryer pjesën më të madhe të përforcimeve.

Ndërkohë, kanë mbetur pak futbollistë të lirë në treg, të cilët shpejt pritet të bëhen me skuadra të reja për të përmbyllur gjithçka.

Edicioni i ri i Vala Superligës nis vetëm një ditë pas përfundimit të afatit kalimtar veror, më 19 gusht.