Kur Irina Shayk mbillte patate, domate dhe kastravecë…

Shumë njerëz të suksesshëm që shohim sot, kanë një të kaluar plot vuajtje, me familje të varfëra, që janë detyruar të punojnë si fëmijë, apo që deri te suksesi kanë ardhur edhe pasi ju është refuzuar disa herë një vizë, shkruan ‘Top Channel’. Pak a shumë, kjo është edhe historia e Irina Shayk, supermodeles ruse, që sot mbulon kopertinat e revistave rozë.

Irina ka lindur në Yemanzhelinsk, një qytet industrial, i cili llogaritet nga qytetet më të ndotura. “Është një qytet i bukur… nëse paraprakisht keni vënë një maskë”-, pati thënë Irina në një intervistë të mëhershme, kur ishte pyetur për vendlindjen e saj.

29-vjeçarja ishte rritur duke mbjellë patate, në oborrin e shtëpisë së saj. Në mëngjes ajo shkonte në shkollë, ndërsa pjesën tjetër të ditës, bashkë me motrën, ndihmonin mamanë për të mbjellë perimet. “Kemi qenë shumë të varfër, mbillnim papate, domate dhe kastravecë, që pastaj t’i kishim si ushqim”-, është shprehur Irina.

Ajo gjithmonë dëshironte që të largohej nga qyteti i saj i lindjes, sepse fati i saj ishte dikut tjetër. “Në fillim doja të bëhesha gazetare, doja të largohesha nga ai qytet, sepse e dija që fati do më buzëqeshte diku tjetër”-, është shprehur modelja, që kur kishte mbushur 14-vjeç kishte punuar 20 ditë në një spital, që të mblidhte të ardhurat për të blerë një palë këpucë.

Vitet e shkollës janë të mbushura me kujtime të bukura për Irinën, që ka marrë pjesë në disa organizime kulturore, por që është detyruar të durojë edhe talljet e shokëve të klasës, për shkak të këmbëve të saj të gjata dhe të holla.

Mbiemri i saj i vërtetë është Shaykhlislamov, që tregon për rrënjët e saj myslimane, që më vonë do t’i pengonin për të marrë një vizë për të shkuar në SHBA. “Shumë vite më vonë, pasi kisha marrë një ofertë nga një agjensi për modelim, shkova në Konsullatën Amerikane për të aplikuar për vizë, dhe më kanë refuzuar për një vit, për shkak të mbiemrit tim dhe rrënjëve të mia”-, është shprehur ajo, që babai i saj ishte një tatar, komunitet disa milionësh që jeton në Turqi, që praktikojnë fenë islame dhe flasin një gjuhë të ngjashme si turqishtja.

Jeta e Irinës morri një rrjedhë tjetër, kur nëna e saj ruse, Olga kishte lexuar për një konkurs bukurie nga një shkollë lokale. Ajo e ndjeu që diçka e mirë mund të vinte nga ajo copë letër, prandaj kishte vendosur që të aplikonte, dhe më pas, përmes lidhjeve të kësaj shkolle me agjensitë tjera nëpër botë, të avanconte në karrierë dhe të shndërrohej në një yll.

Sa i përket jetës private, pas një lidhje 5-vjeçare me Cristiano Ronaldon, Irina tani ka nisur një marrëdhënie dashurie me aktorin Bradley Cooper, ndërsa vazhdon të shkëlqejë sa herë që shfaqet në publik.

20019_10153314374928151_5820444889619649107_n