Kur Interi ekzistonte në Kosovë!

Interi sonte luan me Wolfsburgun, në ndeshjen e kthimit të Europa Ligës, mirëpo shumë vjet më parë, një skuadër në Kosovë barte emrin e saj, shkruan Gazetaolle.com.

Është klubi Inter Gimi, që ekzistonte në vitet e 90-ta. Ky klub vinte nga Matiqani i Prishtinës, derisa për disa vjet mori pjesë në gara, duke qenë shumë afër edhe aktivizimit në elitën e futbollit kosovar.

Klubi kishte edhe fanellat e Interit të ardhura nga Itali, ku qëndronte pronari i klubit, Agim Gashi. Pikërisht për nder të tij, klubi i ishte shtuar edhe prapashtesa, Gimi. (Gazeta Olle)