Kur do të tubohet Përfaqësuesja e Kosovës?

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në këtë muaj, kundër Eintracht Frankfurtit me datën 24.03.15 në Frankfurt (ora 19:00) si dhe me datën 27.03.15 (ora 18:00) kundër Werder Bremenit në Nordhorn. “23 mars është data kur do të grumbullohen lojtarët dhe vazhdon deri me 28 mars”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku për mediat vendase.