Kur do të kthehet Ribery?

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery e ka shprehur frustrimin e tij për problemet e vazhdueshme me lëndime, por insiston se situata e tij po përmirësohet. Francezi ka mbetur jashtë fushës që kur e ka pësuar një lëndim në nyje të këmbës, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Shakhtar Donetsk në muajin mars.

“Lëndimi i tij është përshkuar me probleme për një kohë të gjatë.  Gjithçka është mjaft frustruese dhe kjo po më shqetëson. Është e mërzitshme kur nuk mund të luash futboll”, deklaroi 32 vjeçari për tabloidin gjerman “Bild”. “Tash, gjithçka po shkon mirë, edhe pse ende kam dhimbje. Po përmirësohem”, përfundoi ai.