Kur do të kthehet Kushtrim Lushtaku?

Mesfushori-sulmues nga Kosova, Kushtrim Lushtaku, nuk po kalon të mira.

Ai në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Laçi, pësoi një lëndim në ligamente. Ai nuk do të jetë gati për të vrapuar edhe disa ditë. “Shërimi i lëndimit është duke më shkuar shumë mirë. Pas dy javësh do të mund të nis vrapimet”, ka thënë për Gazetaolle.com, Kushtrim Lushtaku, i cili në këtë verë u nda me skuadrën e Kukësit.

Tutje, Kushtrimi tha se do të vendos shumë shpejt për ekipin e ri. “Kam disa oferta. vetëm kur të firmosi, do të mësoni ekipin e ri”, potencoi Kushtrim Lushtaku.

Ai më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ndërkohë që përpos Kosovës e Shqipërisë, ka bërë karrierë edhe në Gjermani.