Kur do ta festojë Sigal Prishtina titullin?

Sigal Prishtina sot e fitoi trofeun e 10-të të kampionit në Superligën kosovare, pasi FBK-ja e dënoi Pejën për mos-vazhdimin e sfidës së tretë finale të ‘play-off-it’.

Sekretari i FBK-së, Leart Hoxha, thotë për Gazetën ‘Olle’ se shumë shpejt do të organizohet ceremonia e ndarjes së trofeut. “Sigal Prishtina këto ditë do të nderohet me titullin e kampionit. Vendimi për ndeshjen e tretë të play-off-it’, është marrë konform rregullave të FBK-së”, ka thënë Leart Hoxha.