Kuqi: Uroj të ngjallemi, Malisheva është prej skuadrave më të rrezikshme

Trajneri i Feronikelit 74, Shefki Kuqi, ka thënë se Malisheva është prej skuadrave më të rrezikshme në elitën e futbollit kosovar, kur luan në kundërsulme.

Trajneri Kuqi tha se nuk e ka pritur që skuadra e tij të humbë, por “gjëra të tilla ndodhin në futboll”.

“Kemi pasur shanse për të fituar. E kishim përgatitur mirë ndeshjen duke u bazuar në lojën që e kemi pasur për Kupë. I kemi ditur rreziqet nga Malisheva. Kemi bërë lojë të mirë, djemtë treguan disiplinë, por penalltitë po na shkatërrojnë. Uroj të mbarojnë sa më shpejtë e të ngjallemi. Jemi përgatitur shumë mirë dhe i përgëzoj lojtarët për punën e bërë, përveç në 10-të minutat e fundit. Malisheva është skuadër që ka marrë vetëbesim dhe është vështirë të luash kundër skuadrave si Malisheva. Erdhëm me plan të mirë dhe ishim afër fitores. Nuk e pash se çfarë ndodhi te momenti i penalltisë. Edhe goli i dytë erdhi pas një situate të njëjtë si në Kupë. Malisheva është prej skuadrave më të rrezikshme në kundërsulme”, ka thënë Kuqi pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Ballkani lëshon pikë përsëri, ndalet me barazim nga Gjilani – Malisheva i tregon forcën Feronikelit ’74

Kida: Ishte ndeshje e vështirë, por Hazrollaj gjithmonë po na sjellë pikë