Kuqezinjtë, mesazhe urimi në murin e Kryemistrisë

Pjesëtarë të ndryshëm të kombëtares shqiptare kanë shfrytëzuar numrin e rezervuar nga Kryemistria për mesazhet e publikut për të uruar të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit. Në murin e institucionit qeverisës janë shfaqur mesazhet e Etrit Berishës, Ansi Agollit, Elseid Hysajt, Lorik Canës e trajnerit Gianni De Biasi që kanë shfrytëzuar këtë mundësi që i jepet cdo shqiptari për të uruar bashkëkombasit e tyre. Mesazhet e kuqezinjve marrin një vlerë të vecantë sidomos në prag të vitit 2016, vetëm 6 muaj nga eliminatoret e Francë 2016, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një event madhor të futbollit. Në mesazhin e tij, mbrojtësi i Karabakut, Ansi Agolli shkruan: “Gëzuar festat! Mbretëroftë gëzimi dhe hareja te të gjithë shqiptarët”. Ndërsa Etrit Berisha ka këtë mesazh për shqiptarët: “Gëzuar vititn e ri, suksese dhe mbaresi për të gjithë. Gaz e lumturi për cdo shqiptar”.

“Kaluam së bashku një vit të paharruar, faleminderit për mbështetjen. Urimet më të mira për cdo shqitar, shkruan në mesazhin e tij” Elseid Hysaj. Nuk mungon me mesazhin e tij edhe kapiteni i kuqezinjve Lorik Canat.  I uroj te gjithe shqiptareve, kudo ndodhen Gezuar Vitin e Ri 2016. “Sjelltë ky vit sa me shume shendet e dashuri per cdo vater shqiptare ju premtojme nje vit te paharruar dhe uroj qe se bashku te perjetojme emocione edhe me te medha” Trajneri i Shqiperise Gianni De biazi, ka qene nje tjeter surprize per qytetaret shqiptare me pershendetjen e tij: “Urimet me te mira per festat e fundvitit per te gjithe shqiptaret. Cdo cast te ketij viti marramendes, e kemi perjetuar sebashku dhe urojme qe endrra te vazhdoje edhe ne 2016”.

shikojee