Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Tiranë, Austria destinacioni i radhës

Kombëtarja shqiptare ka kryer mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe një ndeshje testuese.

Edhe në seancën e sotme të pranishëm ishin 25 lojtarë, ndërkohë që sërish bashkë me grupin u stërvitën edhe dy lojtarët e Kombëtares U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti. Portieri Elhan Kastrati u la përsëri pushim nga stafi teknik dhe trajneri Silvinjo për shkak të gjendjes gripale.

Pasditen e sotme kuqezinjtë do nisen drejt Austrisë, aty ku do të qëndrojnë deri më datë 8 qershor. Në program Shqipëria ka edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

Ademi takohet me homologun holandez e përgëzon për postin në krye të federatës

Dardanët kanë mbajtur sot stërvitjen e dytë për grumbullimin e qershorit