‘Kuqezinjtë e Jakovës’ shprehin ngushëllime: Ultrasit nuk vdesin kurrë (FOTO)

Ditë zie për grupin mitrovicas Torcida dhe për të gjithë tifo-skenën kosovare.

Tifozi i flaktë e Trepçës, Valon Vallqi, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Gazeta Olle merr vesh se ai ka ndërruar jetë sot.

Vallqi ka pësuar një aksident të shtunën, ndërsa s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve duke u dorëzuar në fund.

Ai ka qenë tifoz i flaktë i klubeve mitrovicase dhe anëtar i pandashëm i Torcidës.

Tifozët e Vëllaznimit, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’  i kanë shprehur ngushëllime famlijes Vllaqi.

” Kuqezinjet e Jakoves shprehin ngushëllimet për anëtarin e Torcides Valon Vallqi.

Ultrasit nuk vdesin kurrë”, shkruhet në faqen e tyre në rrjetin social Facebook. /Gazeta Olle/

jak 22279452_1281235168671332_8241066883120094135_n