Kupa FA, skuadra e kategorisë së gjashtë eliminon pretendentët për Premier Ligë me vetëm dy gjuajtje

Kupa FA është gjithmonë ai kompeticion ku fjala pretendent nuk ekziston, me magjinë që nuk mungon asnjëherë.

Kjo gjë u tregua dhe në sfidën Ipswich-Maidstone United, me këtë të fundit që arriti të kualifikohej në raundin e 1/8-ave.

Skuadra e kategorisë së gjashtë në Angli, mundi pikërisht në transfertë ekipin pretendent që mund të ngjitet vitin tjetër në Premier Ligë me rezultatin 1-2 dhe kjo pas vetëm dy gjuajtjeve në të gjithë ndeshjen.

Gjithashtu statistikat ishin të gjitha që flisnin për Ipswich, nga mbajtja e topit te goditjet e këndit, por jo rezultati. /Gazeta Olle/

Admir Mehmedi prezanton edhe lojtarin e shtatë te Schaffhauseni

Ardian Ismajli me statistika mahnitëse: Është krenari, më motivon shumë