Nesër në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Maqedonisë në futboll.
Skuadrat shqiptare do të kenë punë të vështira, ndërsa dy skuadra takohen me njëra-tjetrën, duke pamundësuar numrin e ekipeve shqiptare të jetë sa më i madh në raundin tjetër.
FC Shkupi si ekipa më në formë në futbollin maqedonas, do të ketë derbin e qytetit me Makedonija GP me fillim nga ora 13:00.
Shkupi është në vendin e parë me 35 pikë, pikërisht skuadra e Makedonija GP është skuadra e dytë që e ka mposhtur Shkupin deri më tani, pasi në javën e dytë Shkupi humbi ndaj Strugës në udhëtim.
Dy skuadrat Shqiptare që janë kualifikuar deri në këtë raund të garave janë Struga dhe Shkëndija, ku kjo e fundit nesër në Tetovë do të jetë nikoqire e skuadrës nga Struga.
Shkëndija është në një formë të lartë, ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore, dhe një barazim. Struga vie nga një humbje shumë e rënd përball Shkupit me rezultatin 4-0.
Ndeshja e vetme këtë edicion kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1 mbyllej ndeshja në Strugë në javën e tetë në futbollin maqedonas.
Dy ndeshjet tjera që do të zhvillohen po në të njejtën kohë janë: Pelister – Vardar, Sileks – Bregalnica Stip.