- Nesër me fillim nga ora 12:30, Ramiz Sadiku është nikoqire e skuadrës nga Vushtrria.
Shorti në Kupën e Kosovës bëri që këto dy skuadra të takohen përsëri, dy skuadrat janë në Grupin B në ligën e parë të Kosovës, dhe e njohin shumë mirë njëra-tjetrën.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, Vushtrria ka të gjitha fitore përball Ramiz Sadikut, ndërsa e ka mposhtur dy herë këtë edicion në ligën e parë.
Vushtrria është kampione vjeshtore me 26 pikë, Ramiz Sadiku pozicionohet në vendin e katërt me 22 pikë.