Kupa e Kombeve të Afrikës 2022

Kupa e Kombeve të Afrikës e referuar si AFCON ose CAN, do të mbahet në Kamerun, dhe do të jetë turneu i parë për vitin 2022.

Fillimisht turneu ishte vendosur të luhej në korrik dhe qershor të vitit 2021, por me 15-të janar 2020 CAN njoftoi se për shkak të kushteve atmosferike, AFCON do të zhvillohej nga nëntë janari deri më gjashtë shkurt të vitit 2021.

Rastet me Covid-19 detyruan që ky turne mos të zhvillohej në vitin 2021, prap në një konferencë të thirrur për media me 30-të qershor 2021, CAF e zhvendosi për herë të dytë turneun për në Kamerun, nuk ndryshuan vendin, datat dhe emrin e Kupës së Afrikës për qëllime të sponsorizimit.

Qytetet ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Afrikës janë: Japoma Stadium (Doula), Olembe Stadium (Yaounde), Stade Ahmadou Ahidjo (Yaounde), Roumde Adija Stadium (Garoua), Kouekong Stadium (Bafoussam), Limbe Stadium (Limbe).

Në Kupën e Afrikës janë gjashtë grupe, dy skuadrat më të mira kualifikohen për në fazën eleminatore, ndërsa katër skuadra nga gjashtë që përfundojnë të tretat në grupet e tyre, do të mund të kualifikohen tutje.

Grupi A: Kamerun, Burkina Faso, Cape Verde, Ethiopia.

Grupi B: Senegal, Zimbabwe, Guinea, Malawi.

Grupi C: Marocco, Ghana, Gabon, Comoros.

Grupi D: Egjipt, Nigeria, Sudan, Guinea-Bissau.

Grupi E: Algjeria, Bregu i Fildishtë, Sierra-Leone, Equatorial Guinea.

Grupi F: Tunisia, Mali, Gambia, Mauritania.

Kombëtaret me më së shumti trofe të fituar në histori të Kupës së Afrikës janë: Egjipti 7, Cameroon 5, Ghana 4, Nigeria 3, Bregu i Fildishtë 2, Alegjira 2 (Kampion në vitin 2019), DR Congo 2, Zambia 1, Sudan 1, Tunisia 1, Ethipoia 1, Marocco 1, Afrika e Jugut 1, Congo 1.

Shumë skuadra kanë qenë kundër mbajties së Kupës së Afrikës në kohën kur në futbollin evropian është një nga fazat më të rëndësishme, por drejtuesit ishin të vendosur që nuk do të ketë shtyerje të tretë.

/Gazeta OLLE/

 

 

 

Tre lojtar largohen nga Liverpool, do të mungojnë në pjesën më të rëndësishme të sezonës

Thomas Tuchel dhe Romelu Lukaku sot takohen për të diskutuar rreth deklaratave të belgut, klubi mbështet vendimet e trajnerit gjerman