‘Kupa e Bregdetit’ vazhdon ‘rrugëtimin’

Tradita e turneut ‘Kupa e Bregdetit’ do të vazhdojë edhe këtë vitë të mbahet në Hotelin ‘IDEAL’ në Golem të Durrësit.

Nikoqir i këtij turneu si gjithëherë është pronari i këtij hoteli, Agim Kryeziu nga Lipjani. Edhe këtë vit ky turne do të jetë madheshtor dhe më shumë ekipe të njohura pjesëmarrëse.

thmia

Për shkak të numrit të madh të ekipeve pjesëmarrëse dhe insistimit të ekipeve për të qenë pjesë e këtij turneu, turneu pritet të zgjatë afro katër jave, ku gjatë këtyre javevë do të jenë pjesëmarrese rreth 250 ekipe të ndara në grupë të ndryshme e përveq kësaj do të këtë edhe lojëra e aktiviteteve të shumëta argëtuese për fëmijët pjesëmarrës.

thmia2

Turneu do të nis me me fazën e parë e cila nis me datën 26 qershor, me grupmoshat e parafatosëve (U-11) dhe fatosëve (U-13).

Turneu me këtë gjeneratë do të zgjasë një javë. Kurse javën e dytë, me 3 korrik, do të fillojë faza e dytë e cila përfshinë gjeneratat e pionerëve (U-15), dhe kadetëve (U-17).

thmia4

Ndërkohë që përveq kësaj faza e tretë do të jetë nga data 10 korrik deri më datën 17 korrik, ku edhe parashihet të përmbyllet ky turne.

Organizatorët sikurse cdo vit do të ndajnë mirënjohje, kupa dhe medalje të shumëta për më të mirët e këtij turneu.

Turneu ka ekipe shumë të njohura pjesëmarrëse nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, ndërkohë që ndeshjet në këtë turne do të drejtohen nga gjyqtarët kosovarë të cilët janë të licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

thmia5