‘Kupa do të vijë në Pejë’

Pas fitores në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 95:66, basketbollisti i skuadrës së Pejës, Drilon Hajrizi, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, tha se fillimi i ndeshjes ishte i vështirë.

“Nuk e nisëm në mënyrën më të mirë ndeshje ndoshta pasi ishim të lodhur nga ndeshja e zhvilluar ndaj Moranrit, në kuadër të Ligës Ballkanike. Por, ne arritëm që të rikthehemi mjaftë mirë dhe të fitojmë në fund ndeshje”, u shpreh Hajrizi.

Ai tha se shpreson që Kupa e Kosovës t’i takojë Pejës, në finalen e cila do të zhvillohet përballë Sigal Prishtinës.

“Do të angazhohemi maksimalisht në finalen të cilën do ta zhvillojmë të dielën. Shpresoj qe me një lojë të mirë të arrijmë ta fitojmë Kupën e Kosovës”, deklaroi Hajrizi për ‘Gazetën Olle’.