Kundërsulm me katër prekje dhe shënohet goli i parë në “Etihad” (Video)

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Etihad”.

Në minutën e 11-të, Riyad Mahrez e konkretizoi në gol një aksion që i zuri në befasi mysafirët, kur po sulmonin dhe kërkonin golin.

Portieri Ederson e gjuajti topin te Zinchenko, ky i fundit te De Bruyne, belgu shuton dhe topi bie në këmbët e Mahrez që shënon për rezultatin e përgjithshëm 3-1, raporton Gazeta Express.