Kundërshtari i Gjilanit shquhet për disfata të “turpshme” në Evropë, Skifterat ua pushtojnë faqen

Gjilani do të përballet me Tre Pennen, në ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare në histori të klubit.

Kundërshtari i gjilanasve që vjen nga San Marino, ka një përvojë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, pasi që merr pjesë rregullisht që nga edicioni 2010/11, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo, rezultat që Tre Penne ka arritur janë katastrofale, pasi që ka humbur kryesisht me rezultate të thella.

Postimin e faqes zyrtare së Tre Penne për shortin e Ligës së Evropës e kanë mbushur me komente tifozët gjilanas.

“Forca Gjilani”, ishte komenti më i shpeshtë në postimin e Tre Pennes.

Takimi do të zhvillohet më 20 gusht. /Gazeta Olle/

+++ Ufficiale +++I nostri avversari in UEFA Europa League saranno i kosovari del SC Gjilani, giocheremo il 20 Agosto…

Gepostet von SP Tre Penne am Sonntag, 9. August 2020