Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut në Ligën e Kampionëve

Skënderbeu do të njohë sot në mesditë kundërshtarët për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ekipi kampion i Shqipërisë shortohet në vazon e parë, pjesë e grupit të tretë të skuadrave.

Drejtuesit e korçarëve shpresojnë në një short të favorshëm edhe pse në vazon e dytë ka rivalë si  skuadra gjeorgjiane Dila Gori që ka shkuar deri në fazën Plej-Off’ të Europa Ligës dhe sllovakia Trencin që debuton në Ligën e Kampionëve, por ka dhënë rezultat në turneun tjetër kontinental duke kaluar 1 tur në dy sezonet e fundit.

 

Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Dila Gori (Gjeorgji)

Trencin (Sllovaki)

Fituesi i ndeshjes së dytë turi parë

Milsami Orhei (Moldani)

Fituesi i ndeshjes së katërt turi parë

Fola (Luksemburg)