Kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit në Ligën e Konferencës

Gjilani e cila sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e tretë në renditjen tabelare, është kualifikuar për në Ligën e Konferencës.

Skifterët e fillojnë sezonin 2022/23 në Ligën e Konferencës, pas prezantimit të trajnerit të ri, Zekirija Ramdani ndeshjen debutuese me kuqebardhët do ta ketë në arenën ndërkombëtare.

SC Gjilani, e cila për herë të dytë në histori të klubit do të zhvilloi ndeshje në Evropë, dhe për herë të parë në Ligën e Konferencës, kundërshtarin do ta mësoj gjatë ditës së nesërme, shkruan Gazeta OLLE.

Më poshtë mund të gjeni të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit në UEFA Conference League, për edicionin 2022/23, raundi i parë kualifikues.

Kuopion Palloseura (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepāja (Letoni), Kauno Žalgiris (Lituani).

Kundërshtari më i vështirë për Gjilanin është NS Mura, e cila vlerësohet me 6.75 milionë euro sipas faqes së njohur ‘transfermarkt’.

Shorti për rrethin e parë kualifikues, do të hidhet nesër ku skuadrat kosovare do ta mësojnë kundërshtarin e parë në Ligën e Konferencës.

/Gazeta OLLE/

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës në Ligën e Konferencës

Kundërshtarët e mundshëm të Llapit në Ligën e Konferencës