Kundërshtar turk dhe bjellorus për skuadrat tona në Kupën Evropiane

Kampioni i Kosovës në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj dhe nënkampioni, Istogu, kanë mësuar të martën kundërshtarët e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Shorti i tërhequr në Vjenë ka caktuar që Ferizaj në raundin e tretë të përballet me skuadrën turke, Muratpasa Belediyesi. Ndeshja e parë duhet të luhet në Turqi kurse e kthimit në Ferizaj.

Është hera e parë që Ferizaj do të garojë në arenën evropiane, njofton FHK, raporton Gazeta Olle.

Ndeshjet e Ferizajt me skuadrën turke Muratpasa do të luhen më 14/15 nëntor dhe një javë më vonë.

Ndërkohë, Istogu do të takohet me bjelloruset e Victoria-Berestle. Ndeshja e parë luhet në Portugali.