Kundërpërgjigjet Sejdiu: Na motivuan me fushë

Mesfushori i Drenicës, Qëndrim Sejdiu, thotë se ndryshimi i fushës nuk i ka ndryshuar plan skuadrës së tij dhe se kjo e ka motivuar. Sejdiu beson që përsëri do t’i marrin pikë Feronikelit. “Të them të drejtën ndryshimi i fushës nga kundërshtari nuk luan rol dhe besoj që kemi me pas më lehtë. Kjo që kanë bërë ata na ka motivuar edhe më shumë dhe besoj që presioni është mbi ata, kështu që ne do të marrim një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”,  pohoi Sejdiu për Gazetaolle.com.

Sipas Sejdiut skuadra e tij nësë nuk merr pikë në dy ndeshjet e ardhshme atëherë mund të rrezikojë për mbijetesë.  “Po normal që rrezikojmë në luftë për mbijetesë. Unë mendoj se të gjitha skuadrat nga pozita e pestë e poshtë rrezikojnë të jenë pjesë e barazhit”, përfundoi Sejdiu.

Ndeshja në mes të Feronikelit dhe Drenicës do të zhvillohet në Prizren, nga ora 14:00. Kjo ndeshje do të gjykohet nga Besfort Kosumi.