Kumbulla shënon gol në fitoren e pastër të Romës (Video)

Roma fiton edhe ndeshjen e dytë përgatitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Pas suksesit të thellë 10-0 ndaj Montecatini, të enjten, verdhekuqtë triumfuan këtë të diel 2-0 përballë Ternanës, skuadër e Serisë B.

Golin e parë të skuadrës së Mourinhos e shënoi Carles Perez në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi me kokë Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare.

Pellegrini, Veretout dhe Calafiori ende nuk janë nën urdhrat e Mourinhos, ndërsa Karsdorp, El Shaarawy dhe Dzeko u rikthyen në fushë.

Boshnjaku, i aktivizuar në pjesën e dytë mori shiritin e kapitenit në mungesë të Pellegrinit.

Sidoqoftë, ishte diçka që nuk ndodhte që nga derbi i 15 janarit 2021.

Pas eliminimit nga Spezia në Kupën e Italisë, në fakt, Dzeko u përjashtua nga skuadra dhe u ndëshkua nga Fonseca i cili, në marrëveshje me klubin, zbriti në hierarki kapitenin boshnjak.

A&N prezanton transferimin e ri, por pa ia përmendur emrin dhe mbiemrin duke bërë lojë shpërblyese me tifozët

Momenti i rinovimeve te Ulpiana, nëntë futbollistë vazhdojnë bashkëpunimin me skuadrën lipjanase