Kumbulla në shitje, Roma ia cakton çmimin e largimit

Marash Kumbulla mund të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka dy vite që është pjesë e Romës, por në asnjë moment nuk ka arritur të bëhet pjesë e formacionit bazë.

E ardhmja e tij megjithatë pritet të jetë në Serie A, ku Fiorentina dhe Torino janë duke kërkuar me ngulm transferimin e tij.

Roma është gati ta shes yllin shqiptar dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit.

Kryeqytetasit italianë investuan 29 milionë euro për shqiptarin dhe vështirë se mund ta fitojnë shumën e njëjtë.

Megjithatë Roma është gati ta shes Kumbullën nëse vije një ofertë prej 15 milionë euro.

Nëse arrin një mbrojtës këtë verë te Roma, atëherë Giallorosët janë gati ta japin edhe huazim Kumbullën në mënyrë që të luaj më shumë.

Koulibaly thërret Terryn në telefon për t’i kërkuar një nderë të madh (Video)

Ekskluzive: Arbnor Muja nesër udhëton drejt Belgjikës për testet mjekësore te Antwerpi