“Kumbulla na ka lënë pa opsione”, Mourinho: Pres një mesazh nga ata që luajtën më pak

Roma rikthehet në Europa League teksa verdhekuqtë luajnë të enjten në transfertën zviceriane përballë vendasve të Servette.

Trajneri Jose Mourinho në konferencë për shtyp theksoi vështirësitë në prapavijë për shkak të opsioneve të pakta, ku nuk harroi të përmendte edhe mbrojtësin e kombëtares, Marash Kumbulla që është në fazat e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i rëndë. Ndër të tjera, portugezi shtoi se pret një mesazh të fortë nga ata lojtarë që nuk kanë pasur shumë minuta deri në këtë pikë të sezonit.

“Do të mendojmë vetëm për të fituar ndeshjen, ndoshta do të na duhet edhe golavarazhi për të marrë kreun e grupit. Por, këtë do ta bëjmë në ndeshjen e fundit nëse është nevoja. Ndaj, Servettes duhet të fitojmë fillimisht.

Në të kaluarën kam pasur eksperienca të këqija nga lojtarë të cilët i kam aktivizuar dhe nuk më kanë dhënë përgjigjet e duhura. Pres një mesazh të fortë nga ata që kanë luajtur pak këtë sezon. Kemi pak vështirësi në prapavijë, mungon Kumbulla dhe kam pak opsione, të mos harrojmë edhe Abraham që mbetet jashtë. Kam bërë një grumbullim me lojtarët dhe i kam bërë të ditur se sa ndeshje e rëndësishme është”, u shpreh Mourinho.

Ronaldo në telashe të mëdha: Përballet me padi miliardëshe shkaku i Binances

Man United rrezikon skualifikimin, rruga që e shpëton pas barazimit me Galatasarayn