Kumbulla flet pas fitores së Shqipërisë dhe lavdëron lojtarët e rinj

Marash Kumbulla ishte lideri i prapavijës në sfidën me Armeninë, teksa pas saj deklaroi se fitorja ishte shumë e rëndësishme, pas një viti të vështirë.

Nuk pësuar gol, por sot më e rëndësishme ishte padyshim fitorja…
Ishte një rezultat shumë i rëndësishëm. Ndonëse dukej një ndeshje e thjeshtë, ishte më e komplikuar dhe jam i lumtur për rezultatin e tifozët, që na kanë mbështetur gjithmonë.

Si u ndjeve me partnerët e rinj në mbrojtje?
Nuk besoj se ka pasur disbalanca, pasi ata që luajtën, u shfaqën mjaft mirë dhe bënë shumë mirë detyrat e tyre. U ndjeva mirë me djemtë e rinj, që bënë ndeshje shumë të mirë.

Sa do të ndikojë kjo ndeshje për të gjetur formën tënde më të mirë?
U bë shumë kohë, ndoshta që nga gushti, që nuk luaj kaq shumë, ndaj falënderoj trajnerin që më dha mundësinë. Është shumë e rëndësishme të marr minuta dhe të gjej formën time më të mirë.

Reja: Më pëlqyen dy cilësi, ky është shpirti i duhur

Giresse: Mëkat që humbëm shumë raste, do të analizojmë disa nga lojtarët që kemi ftuar në këto miqësore