Roma është duke humbur 3-1 në shtëpi ndaj Sassuolos, për duelin që po luhet në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Por, derisa po përfundonte pjesa e parë, situata u tensionua dhe Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq.
Sassuolo i shënoi dy gola të shpjetë nëpërmjet Armand Lauriente (13’ dhe 18’), ndërsa Giallorossët u përgjigjen përmes Nicola Zalewski (26’).
Derisa në një situatë tensionuese mes Kumbullës që u godit me shqelm nga Domenico Berardi, lojtari shqiptar ra në grackën e tij dhe ia ktheu goditjen në minutën e 45+3-të, me çka edhe pasoi kartoni i kuq.
Një minutë kaloi nga ai incident, dhe Berardi shënoi për 3-1 nga penalltia, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve.
KUMBULLA VS BERARDI pic.twitter.com/4kVIfPRjtQ
— I Gigi 78 I (@Vicidominus) March 12, 2023
Why does the VAR not show Berardi kicking Kumbulla’s balls first ? #roma #sassuolo pic.twitter.com/SVZMmz3dMR
— Rome Antics (@RomeAntics_) March 12, 2023