Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë sezonale duke mposhtur Llapin (3-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të BKT Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri i Llapit, Andi Kulli, tha se pësuan nga gabimet.
“Gabimet paguhen, një gabim i portierit dhe pësuam. Jo angazhimi siç e donim, nuk ishte faji asgjë tjetër përveç mos anazhimi 100%”, tha ai për Art Sport.
I pyetur nga mediat në qoftë se ndikoi fitorja e Super Kupës së Kosovës në ecurinë e tyre në kampionat, Culli u përgjigj kështu.
“Keni durim, çdo gjë do të shihet në vazhdimësi. Fitoja e Super Kupës na motivoi më shumë, por gabimet paguhen. Në vazhdim do të shikojmë të ardhmen”.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës llapjane do të jetë ndaj FC Ballkanit.
/Gazeta Olle/