Kukësi-Vëllaznimi, rezultat befasues në fund

Dy klubet fqinje, Vëllaznimi dhe Kukësi, e kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin e kuksianëve.

Takimi i zhvilluar në kategorinë U-19, iu takoi gjakovarëve, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kuqezinjtë fituan me rezultat të ngushtë, 3:2, në një ndeshje që ishte e hapur, me shumë raste e gola.

18838855_1524334750952380_4888306204172481879_n (1)

 

Për Vëllaznimin në këtë ndeshje realizuan Rilind Qollaku, Bleart Tolaj dhe Nikson Memaj.

Ky takim ishte kontrollues, me qëllimin që lojtarët të mbajnë formën e mirë edhe pas përfundimit të dy kampioneve respektive në Kosovë e Shqipëri.

Vëllaznimi dhe Kukësi kanë raporte shumë të mira, të cilat do t’i forcojnë edhe më shumë në të ardhmen.

18765918_1524334754285713_6818223479518044040_n (1)