Kukësi ‘tmerron’ Flamurtarin

Kukësi e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat bindës, 4:0, duke iu afruar Skënderbeut në vetëm dy pikë. Për verilindorët u paraqitën nga minuta e parë Besar Musolli dhe Yll Hoxha, ndërsa golat e fitores i shënuan Dushku, Pejiç (2) dhe Hysa.

Në ndeshjen tjetër, Laçi e ka shënuar edhe fitoren e shtatëm e radhë duke e mundur Apoloninë 2:0.