Kukësi e arrin fitoren e parë në kampionat. Në javën e dytë të Kategorisë Superiore, kuksianët mposhtën në stadiumin e tyre 3:0 Teutën.
Pero Pejiq realizoi dy gola kurse Bedri Greca e shënoi golin e tretë.
Kujtojmë se mesfushori nga Kosova, Besar Musolli luajti 90-minuta në këtë ndeshje, raporton Gazetaolle.com.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë xhiro, Flamurtari e mundi 5:0 Luftëtarin, derisa Skënderbeu fitoi ndaj Korabit 2:0.
Laçi dhe Tirana i ndanë pikët duke barazuar 0:0.
Xhiroja e dytë mbyllet me ndeshjen Partizani – Vllaznia që luhet nga ora 19:00. /Olle