Kukësi pushton mediat italiane

Kjo është një storie e mirë për t’u treguar në Itali. Dhe këtu bënë pjesë Kukësi. Skuadra e Artim Shaqirit ka një ëndërr, të fitojë titullin e parë historik. Kështu shkruan ‘tuttomercatoëeb.com’, për klubin fqinj të Kosovës.

“Ky ëndërr mund të bëhet realitet, falë golit të Pero Pejiq në derbin me Skënderbeun”, shkruan më tej ky sajt.

Kukësi ka 15 fitore, tri barazime dhe pesë humbje, dhe kryeson renditjen me 48 pikë, një më shumë se Tirana, tri më shumë se SKënderbeu dhe katër më shumë se Partizani.

Edhe mediat tjera si ‘tuttolegapro’, ‘tuttonapoli.it’, ‘bundesligapremier.it’, kanë shkruar për Kukësin, që këtë vit mund të shkruajë historinë në futbollin shqiptar. (Gazeta Olle)