Kukësi kërkon tre milionë euro për këtë futbollist (FOTO)

Kukësi kërkon të përfitojë rreth 3 milionë euro dëmshpërblim nga AEL Larissa për mbrojtësin Albi Alla.

Drejtuesit kuksianë nuk do tërhiqen në çështjen e futbollistit 24-vjeçar, sepse sipas tyre ai ishtë nën kontratë edhe për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por gjatë verës ai zgjodhi të transferohet tek klubi i Superligës greke.

Në Kukës e prisnin mbrojtësin, madje për këtë ata zbuluan edhe klauzolën e pogradecarit që kapte shifrat e 500 mijë euro dhe kjo situatë i ka trembur drejtuesit grek që nëpërmjet një deklarate zyrtare kanë deklaruar se akoma nuk e kanë federuar Allën, deri sa të zbardhet çështja e plotë. Edhe firma e Allës me Larisën është hedhur më 1 korrik, kur starton zyrtarisht sezoni i ri.

Përpara se ta regjistrojë, klubi i Larisës duhet të provojë që kur Albi Alla e firmosi kontraten 3-vjeçare ishte lojtar i lirë, përndryshe rrezikon penalizime.

Vendimi lidhet me faktin se Kukësi ka dorëzuar në Federatën Shqiptare kontratën me mbrojtësin edhe për kupat e Europës dhe në këtë rast  se kjo vërtetohet se AEL-i do të duhet të paguajë deri në 3 milionë euro penalizim për shkelje të rregullores së transferimeve. /Sportal.al